×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministria e Drejtësisë demanton Odën e Avokatëve të Kosovës: Janë ftuar dy herë, nuk morën pjesë

    Insajderi
    07 July 2023 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Drejtësisë ka demantuar Odën e Avokatëve të Kosovës për marrëveshjen e lidhur dje me Qeverinë e Shqipërisë, pasi OAK tha se kjo marrëveshje u arrit pa marrë mendimin e tyre dhe si e tillë nuk do të zbatohet pasi bie në kundërshtim me ligjin.

    Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se që nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive në vitin e kaluar nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga asnjëra palë për të nënshkruar këtë marrëveshje.

    Nga momenti i nënshkrimit të Deklaratës së Zotimit në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive në vitin e kaluar, datë 22 qershor 2022, në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë reagim apo kundërshtim nga asnjë akter për lidhjen e Marrëveshjes së tillë“, thuhet në reagimin e MD në Facebook.

    Tutje, Ministria e Drejtësisë tha se në takimet me palën e Shqipërisë ka ftuar edhe Odën së Avokatëve të Kosovës, por këta të fundit nuk kanë marrë asnjëherë pjesë.

    Për hirë të së vërtetës, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin e gjerë publik se Oda e Avokatëve të Kosovës është ftuar dy herë radhazi për të qenë në takimet e planifikuara me palën nga Republika e Shqipërisë. Përkundër ftesave me shkrim ( datë 2 qershor 2023) dhe atyre me telefon, përfaqësues të Odës së Avokatëve të Kosovës, nuk kishin marrë pjesë në takimet e tilla punuese“, thuhet tutje në reagim.

    Ndryshe, marrëveshja e arritur ka të bëjë me njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark