×
Insajderi / Insajderi

Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutim të kadetëve të rinj

Insajderi
28 April 2023 - 16:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallur konkurs për rekrutim të kadetëve të rinj për vitin akademik 2023/2024.

Konkursi është i hapur nga 02.05.2023 deri më 15.05.2023, dhe të drejtë aplikimi kanë të rinjtë e moshës 18-22 vjeç. /Reporteri.net/.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetas të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024.

Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në akademitë ushtarake të këtyre shteteve:

-Akademia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë;

-Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë;

-Akademia Ushtarake e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 02.05.2023 deri më 15.05.2023.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në ueb-faqen e Ministrisë.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email: [email protected].

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark