×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Ministria pretendon se është e dëmtuar pamjet e tregojnë të kundërtën” – avokati i fëmiut që Hajdari e goditi me veturë flet për zvarritjen e procesit

    Insajderi
    08 September 2023 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga 8 dhjetori kur Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të realizojë një super-ekspertizë në rastin kur ministrja Rozeta Hajdari dyshohet se goditi me veturë një fëmijë, nuk është mbajtur asnjë seancë lidhur me këtë rast.

    Avokati i 9-vjeçares, Florim Shefqeti, thotë se minstria Hajdari ka kërkuar ekspertizë të re.

    “Deklarata e ministrës ka qenë se gjoja ajo është e dëmtuara dhe fëmija iu ka vërsul në veturë dhe meqë kanë dalë videot është vërtetura e kundërta”, ka thënë Shefqeti për Insajderin.

    Tutje ai ka thënë se gjatë grumbullimit të provave as nga ana e policisë as nga ana e prokurorisë nuk është vërtetuar se a ka elemente të veprës penale kjo për faktin se nuk është nxjerr fare ekspertiza e komunikacionit.

    Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark