×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministrja Gërvalla thotë se iu është kërkuar të ruajnë konfidencailitetin e planit franko-gjerman

    Insajderi
    25 November 2022 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se zgjidhja finale në dialogun Kosovë-Serbi është njohja reciproke.

    Ajo tha se detyra e kabinetit qeveritar dhe presidencës është që në procesin e negocimit të jenë serioz dhe të vendosur.

    Megjithatë, kryediplomatja Gërvalla nuk pranoi që të japë detaje për planin franko-gjerman për dialogun.

    “Detyra ime si ministre e Punëve të Jashtme së bashku me kolegët në qeveri dhe presidentët është që në procesin e negocimit të kushteve të jemi serioz dhe të përpiqemi në çdo hap që zgjidhja finale është vetëm njohja reciproke dhe asgjë tjetër…Ju e dini se me planin franko-gjerman me kërkesë të partnerëve tanë na është lutur që të trajtojmë në mënyrë konfidenciale, unë nuk do të thyejë atë konfidencialitet, pasi ju takon autorëve të prezantojnë planin e tyre ose të merremi vesh që ne të flasim për atë”, tha ajo.

    Këto komente ministrja Gërvalla i bëri pas raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës./KP/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark