×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministrja Hajdari inicion padi ndaj “Petit Fute”, e dëmtoi imazhin e Kosovës

    Insajderi
    19 October 2022 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se sot ka përcjellë kërkesën për inicim të padisë, te Avokatura Shtetërore, ndaj Shtëpisë Botuese “Petit Fute” për publikimin dëmtues ndaj vendit tonë.

    Përmes një postimit në Facebook, Hajdari ka thënë se inicimi i padisë kundër Shtëpisë Botuese “Petit Fute” është bërë për arsye se e njëjta ka kryer veprime të kundërligjshme dhe të dëmshme për imazhin e Republikës së Kosovës, duke shkelur marrëveshjen e lidhur me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve-KIESA duke mos publikuar materialin promovues të turizmit të dërguar nga KIESA, por ka publikuar një material që është kundërshtuar në vazhdimësi dhe ka bërë publikimin pa pasur miratim nga KIESA.

    Tutje, ministrja tha se “Petit Fute” nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për largimin e shkrimit të artikullit në faqet 94 dhe 95 të katalogut të tyre, përkundër kërkesës dhe paralajmërimit nga KIESA-MINT.

    “Historia e Republikës së Kosovës është e qartë dhe atë nuk mund ta ndryshojë askush. Ne jemi të përkushtuar që ta mbrojmë të vërtetën e historisë sonë, në mënyrë që ta mbrojmë dhe të ardhmen tonë përpara”, shkroi ajo në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark