×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministrja Hajdari pyetet për dorëheqjen, kjo është përgjigja e saj

    Insajderi
    13 September 2023 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opoizta ka kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e ministres, Rozeta Hajdari pas arrestimeve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Por, ministrja Hajdari deklaroi se nuk ka ndonjë arsye për asnjërën prej tyre.

    Hajdari tha se nuk mund t’i plotësojnë dëshirat e partive opozitare.

    Që nga dita e parë opozita kërkon dorëheqjen time. A jemi ardhur ne për t’i realizuar dëshirat e opozitës për tu dorëhequr ministrat, apo për të kryer një program të qeverisjes së mirë. Ne asnjëherë nuk mund të jemi në plotësim të dëshirave të opozitës, por nëse ka ndodhur një problem që është në përgjegjësinë time, atëherë normalisht që unë e marr si përgjegjësi profesionale. Pra, nuk ka arsye dhe nuk do të jap dorëheqje”, tha Hajdari në emisionin “Këndi i Debatit”, të Tëvë1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark