×
Insajderi / Insajderi

Ministrja Haxhiu mohon favorizimin e gruas së frizerit, thotë se u punësua në përputhje me ligjin

Insajderi
10 February 2023 - 17:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Emri i frizerit të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, Armend Gashi, u lakua mjaft shumë në media ditët e fundit. Krejt kjo pas punësimit të bashkëshortes së tij, Brikena Kelmendi – Gashi, pikërisht në dikasterin e drejtësisë.

Emërimi i Kelmendi-Gashit në Divizionin për Koordinim të Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në proceset gjyqësore, po mohohet të ketë qenë favorizim.

Të paktën kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Gazetën Insajderi.

“Emërimi i kandidates ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për të njëjtën çështje, ka pasur interesim të mediave dhe disa herë është përgjigjur Ministria e Drejtësisë, të cilat janë publike”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

Koment për këtë punësim nuk kishte as frizeri i Haxhiut, Armendi gruaja e të cilit u punësua në dikaster.

“Nuk kam çka komentoj un, Albulena dhe gruaja (Brikena) jan shoqëruar shum më herët se që e njoh Albulenen”, ka deklaruar ai për lajmi.net.

Në vendimin e Haxhiut të protokolluar më 16 janar 2023, ku pak më poshtë te e njëjta datë figuron viti 2022, thuhet se Brikena Kelmendi – Gashi do të nisë punën në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark