×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, vjen reagimi i parë nga VV

    Insajderi
    02 May 2023 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit, ka reaguar deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.

    Rrustemi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kjo deklaratë i jep përgjigje dhimbjeve të familjarëve të të zhdukurve, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Miratohet deklarata për të zhdukurit me dhunë që përfundimisht i jep përgjigje thirrjeve dhe dhimbjeve të familjeve për të cilat lufta as sot, 24 vjet pas, nuk ka mbaruar”, thuhet në postimin e tij.

    Në Deklaratën për të Zhdukurit, e përfshirë është edhe termi “të zhdukurit me dhunë”, të cilën diplomacia serbe pretendonte se e ka larguar nga marrëveshja. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark