×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

    Insajderi
    08 October 2018 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka dërguar në Kuvendin e Kosovës, për lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

    Pavarësisht se e mori bekimin e nga anëtarët e Komisionit, kryetari Ismajl Kurteshi tha se ky projektligj është i mangët dhe se duhet të qartësohet termi ‘vlerë’.

    “Projektligji është i mangët pasi nuk qartësohet çka është vlera e UÇK-së, po ashtu edhe kush i mbron këto vlera, por mendoj se pas dy leximeve në kuvend do të ketë sugjerime të tjera nga deputetet e tjerë”, tha Kurteshi.

    Anëtari i grupit punues të këtij projektligji, Fadil Beka, tha se ky projektligj mbron instuticionet dhe jo individët.

    “Në këtë projektligj bëhët fjalë për mbrojtjen e instucioneve dhe jo individëve. Ligji i ka 12 nene dhe nuk është i përkryer, po ashtu është i vonuar por duhet  të bëhet më mirë më kontributin e secilit prej deputetëvë”, tha Beka.

    Anëtarja e këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se ky projektligj duhet të bëhet i zbatueshëm ani pse është vonuar.

    “Unë e përkrahi këtë projektligj por duhet të ndryshohen disa pika. Duhet të jepen mendimet tona dhe të deputevë te tjerë kur të dërgohet në Kuvend. Duhet të bëhet një ligj i zbatueshëm dhe që prek direkt vlerat e luftës ani pse është i vonuar”, tha Haxhiu.

    Driton Çaushi nga PSD ka thënë se me anë të këtij ligji nuk duhet të pritet mbrojtja e personave që kanë qenë pjesë e luftës.

    “E rëndësishme është një formalizim i vazhdushëm i vlerave të luftës, sepse nuk duhet të  degradojë nga politika e Kosovës, si listat e veteranëve. Nuk e shoh asnjë arsyje që me anë të këtij ligji të trajtohen ndryshe këta persona”, ka deklaruar ai.

    Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së është inicuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në qershor të këtij viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark