×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Mirena shpotitë transferin e fundit të LDK’së: Rukiqi moti është ba gati për PDK’në

    Insajderi
    22 February 2023 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Ilir Mirena ka ironizuar me transferin e fundit të LDK-së pasi sot pjesë e kësaj partie u bë Berat Rukiqi.

    Kjo duket se e ka zënë në befasi Mirenën, ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se Berat Rukiqi ishte gati për të shkuar në një parti tjetër PDK-në.

    More unë e kam pas ditë moti që Berat Rukiqi është tuj u ba gati me shku në PDK! Bile, thojshin që ja kanë nda një post për atë Qeverinë në hije, që PDK kurrë se bani, e ky tap rrap nv LDK…. Befasira, befasira gjithandej“, shkroi Mirena.

    Berat Rukiqi është bërë sot pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Lajmin e ka konfirmuar Lumir Abdixhiku, kryetari i kësaj partie.

    “Ligjëruesi universitar e doktoranti i ekonomisë Berat Rukiqi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si ekonomist i dalluar e si aktivist i pandalshëm i angazhimit publik për një shoqëri të zhvilluar, Berati me gjithë bagazhin e tij intelektual e profesional do t’i japë vlerë projektit tonë politik”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark