×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Miss ‘provokacia’, shpërthejnë komentet fyese për lojën e Jorit, Beniada i del në mbrojte dhe jep përgjigjen diplomatike fansave

    Insajderi
    31 March 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Beniada Nishani, ish- banorja e Big Brother Vip 1, është konfliktuar virtualisht me ndjekësit e për këtë shkak është bërë shoqja e saj Jori Delli.

    Vetë Beniada ka deklaruar publikisht që e mbështet miken e saj, si dhe për lojën që bën brenda e duke deklaruar se hyrja e Jorit nuk ka qenë aspak e qëllimtë për ndarjen e çiftit Kiara-Luiz.

    Beniada nuk ngurron t’i dalë në mbrojtje Jorit as kur publiku e kritikon. Siç ka bërë së fundmi.

    Në shtëpinë e “Big Brother” është zhvilluar një sfilatë, ku Jori ka sfiluar me një fustan. Gjë që mesa duket shihet si “provokuese” për disa. Madje këtë e kanë lidhur edhe me lojën e saj dhe teoritë se ka hyrë në format për të provokuar dhe ndërhyrë në lojën e Luizit.

    Dikush shkruan: “Miss “provokacja” do t’i shkonte më shumë. Lojë e ulët”.

    Ky koment i ka rënë në sy edhe Beniadës e cila i ka replikuar: “Avash se jemi në 2023. Është një sfilatë e thjeshtë. Shikojeni me sy të ndryshëm dhe nuk do skandalizoheni.”

    Beniada edhe më parë ka deklaruar se qëllimi i Jorit nuk është aspak të hyjë mes Luizit dhe Kiarës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark