×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Misteri i shkëmbit që qëndron prej 11 mijë vitesh mbi një gur

    Insajderi
    15 January 2023 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ky është “shkëmbi i çuditshëm”, që në finlandisht thuhet Kummakivi.

    Ky shkëmb ndodhet në pyllin e dendur në pjesën perëndimore të Ruokolahti në Finlandën Juglindore.

    Shkëmbi quhet i çuditshme, sepse për 11 mijë vjet ka sfiduar gravitetin, pasi ai ndodhet i balancuar mbi një gur.

    Legjenda ka një shpjegim për këtë fenomen, ndërsa shkenca ofron një tjetër. Por që asnjë nuk është vërtetuar.

    Sipas legjendës, ky shkëmb u vendos mbi gur nga gjigantët; ndërsa gjeologët ofrojnë një shpjegim shkencor – akullnajat.

    Meqenëse ky nuk është shkëmbi i vetëm balancues në botë, shkencëtarët besojnë se akullnajat e lanë atë pasi u tërhoqën para më shumë se 8.000 vjetësh.

    Mirëpo, askush nuk e ka shpjeguar ende pse ai nuk ka rënë deri tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark