×
  • Showbiz
  • Show

    Moderatorja shqiptare poston foto duke u puthur në buzë me të birin

    Insajderi
    27 March 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu rrallëherë poston foto të fëmijëve të saj. Madje, edhe kur poston me ta, kujdeset që fytyrat e tyre të mos i shoh publiku.

    Së fundmi ajo ka postuar një foto me të birin e saj, në të cilën shihet duke e puthur në buzë.

    Alketa Vejsiu me djalin

    Ndërkaq, vajza e Alketës pas arritjes së moshës së pavarësisë ia ka prishur rregullat asaj.

    Alketa Vejsiu

    Nicol ka filluar të postojë foto në profilin e saj në Insagram, ku shihet që i ngjanë shumë të ëmës.

    Vajza e Alketa Vejsiut

    Disa personazhe të tjerë të njohur që i kanë puthur fëmijët e tyre në buzë janë edhe: Ilir Shaqiri, Robert Berisha, Eliona Pitarka, Jonida Vokshi etj.

    Ky fenomen “puthja në buzë e fëmijëve” nuk është e përhapur vetëm tek personazhet tanë. Edhe ata të huaj e praktikojnë. Kujtojmë këtu ish-futbollistin e njohur David Beckham që poston shpesh foto duke puthur të bijën Harper, ndonëse është kritikuar shumë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark