Moderatorja Feride Kuqi ka folur për herë të parë rreth prapaskenave të takimit të saj me Taulant Xhakën vite më parë që nuk u kaloi pa u komentuar në media.
Ajo ka sqaruar se mes tyre nuk ka patur asgjë dhe po ashtu ka zbuluar se përse Xhaka postoi foton me të dhe më pas e fshiu nga Instagrami. E ftuar në “A-Politik” moderatorja e RTV Ora, tha se kur futbollistët e kombëtares ishin kthyer në Tiranë për të festuar përballjen me Serbinë, në një prej club-eve në Tiranë i kishte rënë në sy Feridja.
Kjo e fundit tregoi se i’u afrua yjeve të kombëtares asokohe për t’i komplimentuar për ndeshjen.