×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Molliqaj akuza Kurtit: Drenica u la në baltë nga regjimi jugosllav, Skenderaj edhe sot në baltë

    Insajderi
    20 January 2023 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti e ministrin Sveçla për injorimin që po ia bëjnë Skenderajt, komunë kjo e goditur keq nga vërshimet dy ditët e fundit.

    Në një postim në Facebook, Molliqaj tha se gjersa Kurti zgjedh Istogun për ta vizituar, komunë kjo e goditur më pak nga vërshimet, ministri Sveçla kërkon procedura për t’i dalë në ndihmë Skenderajt.

    “Dallimet klasore me ato politike kurrë më shumë nuk kanë qenë të dukshme e të territorializuara sesa sot. Kështu duket segregimi kulturor dhe ndarja klasore. Drenica në baltë ishte lënë nga regjimin jugosllav. Ky diferencim, në një kuptim po mbetet ende gjallë. Skenderaj edhe sot në baltë”, tha ai.

    Sipas Molliqajt, e gjithë kjo situatë ndodhë pasi që kryeministri Kurti nuk shkon për vizitë atje ku nuk e duartrokasin.

    Postimi i plotë i të parit të PSD-së:

    Si është e mundur, si, që edhe në fatkeqësi natyrore të bëhen dallime të tilla? Kryeministri zgjodhi Istogun për vizitë, larg vërshimeve të mëdha, ndërsa Sveçla luan burokratin e kërkon procedura.

    Dallimet klasore me ato politike kurrë më shumë nuk kanë qenë të dukshme e të territorializuara sesa sot. Kështu duket segregimi kulturor dhe ndarja klasore. Drenica në baltë ishte lënë nga regjimin jugosllav. Ky diferencim, në një kuptim po mbetet ende gjallë. Skenderaj edhe sot në baltë.

    Kurti nuk e tejkalon dot vetën. Nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin. Egoja mbi të gjithë/a.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark