×
Insajderi / Ballina 5

Molliqaj: Arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare

Insajderi
15 July 2023 - 22:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se protesta që u mbajt këtë të shtunë kundër mospërfshirjes së veteranëve në Ligjin për pagën minimale, është e para.

Ai tha se Qeveria Kurti nuk ua ka borxh fyrjet e poshtërimin veteranëve.

“Shtrëngova dorën e shumë veteranëve që kishin bërë rrugë të gjatë për këtë protestë. Ata kanë halle dhe janë me të drejtë të indinjuar. Nuk ua ka borxh kjo qeveri fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta e deklarata nënçmuese”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

I pari i PSD-së tutje ka thënë se arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare.

“Dje ishin mësimdhënësit, sot janë veteranët, nesër mund të jeni secili nga ju targeti i rradhës i pushtetit. Andaj të bashkohemi për ta penguar këtë qeveri të rrezikshme”, ka përfunduar ai.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark