Xhudisti Akil Gjakova ka dalë sot gjykatës, Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i gjykatës sot, meqë seanca fillestare ishte paparë të fillonte nga ora 15:00.
Ndërsa Gruaja e xhudistit, Akil Gjakova Suela Muminovci-Gjakova ka bërë sot kërkesë për urdhër mbrojtje.
Ndërkohë, Nacionale publikuar pamje se Gjakova ka ikur nga mediat duke përdorur shkallët emergjente, përderisa avokati po fliste para gazetarëve.
Në kërkesën për urdhër mbrojtje ndaj Akil Gjakovës, bëhet me dije se i pandehuri nga korriku i 2023-ës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike. Viktima e gjakosur thuhet se është parë edhe nga fëmija i tyre.
“Që nga dt.30 Korrik 2023, e në vazhdimësi, kryesi dhunës fillimisht ka fillu të përdorë dhunë të hatashme fizike, dhe psikike duke i shkaktu dem edhe të miturit, pasi që i mituri në atë gjendje të gjakosur e ka pa nënën e tij”, bëhet me dije në kërkesën që Insajderi ka siguruar.
Ndërkohë që dhuna fizike e psikike vazhdonte, më 13 prill të këtij viti, xhudisti Akil Gjakova bëhet me dije se ia ka ndalur bashkëshortes dhe djalit të tyre hyrjen e shtëpisë.
Përveç kësaj ka pasur edhe dhunë ekonomike; ku palës së dëmtuar në këtë rast Suela detyrohet të kujdeset vet për të miturin.
Për të mos mjaftuar kjo, viktima dhunohet, shahet e ofendohet edhe përmes komunikimeve në telefon
“Përpos dhunës fizike i njëjti gjatë gjithë kohës i bën dhunë psikike dhe dhunë ekonomike ku pala e mbrojtur i duhet vet të kujdeset për të miturin, ku në fund e largon nga shtëpia duke e ditur se e njëjta është e pa punë dhe shtëpi, dhe se nëpërmjet komunikimeve telefonike gjithë kohën e ofendon, duke e sjellë në një gjendje të rendë psikike”.
Më këtë, Akil Gjakova ngarkohet me veprën penale “dhunë në familje”.
Andaj, viktima përmes avokates së saj, Aurora Mulhaxha ka bërë kërkesën për urdhër mbrojtës.
“Për shkak se i njëjti që nga dt.30.07.2023 e deri më 17.04.2024, ka kryer dhunë familjare, ndaj bashkëshortes së tij Suela Muminovic, ashtu që i caktohet masa mbrojtëse ku kryesit të dhunës i ndalohet: -T’i ndalohet kryesit të dhunës në familje, afrimi i palës së mbrojtur dhe personave me të cilët pala e mbrojtur lidhje familjare në shtëpi, rrugë, qytet dhe ne vende të punës, sipas nenit 5 par1 dhe 2 t MDHF-se”, thuhet në kërkesë e siguruar nga Insajderi.
“Ta shqetësoj, ofendoj përulë dhe godas, kërcënoj, sulmoj fizikisht, ndjek, përcjell, shkatërrojë apo kërcënoj pronën personale, mbaj nën vëzhgim, bllokoj lëvizjen sipas nenit 6.1 te LMDHF-se”.
Avokatja me kërkesë së palës së dëmtuar, ka kërkuar që kujdestaria e fëmijët t’i takojë përkohësisht nënës.
“Kujdestaria e fëmijës së përbashkët M. Gjakova, i lindur me 29.04.2024, t’i besohet përkohësisht nënës Suela, sipas normës se nenit 6.2 lidhur me nenin 3.6 te LMDHF-se”, bëhet me dije në kërkesë.
“Obligohet Policia e Kosovës, stacioni policor ne Peje, palën e mbrojtur ta shoqëroj, mbikëqyr gjatë marrjes së sendeve të veta personale dhe te djalit të mitur sipas nenit 8 par 1 dhe 2 te LMDHF-se. Të urdhërohet kryesi i dhunës në emër të alimentacionit për fëmijën e përbashkët të paguaj shumën prej 500 euro, sipas nenit 11 par1 pika1.3 te LMDHF“, thuhet në kërkesë.
Xhudisti Akil Gjakova ka dalë sot gjykatës, Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i gjykatës sot, meqë seanca fillestare ishte paparë të fillonte nga ora 15:00.
Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht lidhur me denoncimin që gruaja e Akil GJakovës kishte bërë ndaj tij. Ai fillimisht ishte arratisur. U shpall në kërkim nga Policia. Pas një dite u dorëzua në Polici. Tani pritet të dal para Gjykatës Themelore në Pejë.
/Insajderi.org