×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti kur ekipi i shpëtimit nga Izraeli arrin ta nxjerr nga rrënojat 23-vjeçaren turke

    Insajderi
    08 February 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekipet e shpëtimit që kanë arritur në Turqi nga vende të ndryshme të botës, po bëjnë të pamundurën që t’i nxjerrin gjallë qytetarët që kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

    Megjithatë temperaturat e ulëta po ua vështirësojnë në masë të madhe punën, ndërsa numri i viktimave nga çasti në çast po vjen duke u rritur.

    Deri më tani raportohet për mbi 11 mijë e 200 të vdekur në Turqi dhe Siri, kurse Ankaraja njoftoi se vetëm në Turqi janë regjistruar 8.574 viktima.

    E një ekip i shpëtimit që u dërgua nga Izraeli, ka arritur ta shpëtojnë një 23-vjeçare nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqi.

    Ushtria izraelite ka publikuar në Twitter momentet e shpëtimit të gruas turke.

    “Për forcat mbrojtëse të Izraelit, nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa shpëtimi i jetëve të njerëzve”, thuhet përbri videos së publikuar në rrjetin social. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark