×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti kur indiani ngec ndërmjet këmbëve të elefantit gjatë ritualit fetar (VIDEO)

    Insajderi
    14 December 2022 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kaosi pasoi në një kompleks tempulli në Indi kur një besimtar u mbërthye mes këmbëve të një statuje të vogël elefanti, teksa kryente një ritual fetar.

    Një video virale tregoi njeriun që përpiqej të dilte nga këmbët e statujës së vogël, teksa prifti i tempullit dhe kalimtarët e tjerë dukeshin se ishin të kënaqur me fatin e palakmueshëm të burrit.

    Burri mund të shihet duke provuar ta tërhiqte veten, por dështonte në përpjekjet.

    Prifti i tempullit dhe të tjerë i ofronin burrit gjithashtu këshilla të kota.

    Ishte e paqartë se kur dhe ku u xhirua video ose sesi burri u nxor përfundimisht nga statuja.

    Një përdorues tha: “Vendasit thonë se nëse je paapi [mëkatar] atëherë do të ngecesh”.

    Një tjetër tha se video ishte “provë” se burri ishte një mëkatar, shkruan Independent.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark