×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Monodrama “Arka” merr pjesë në Festivalin e Varnës

    Insajderi
    07 August 2023 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shfaqja teatrore “Arka” është shfaqur në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës, që është duke u mbajtur në qytetin e Varnës në Bullgari.

    “Arka” i takon zhanrit të monodramës dhe është realizuar në tërësinë e saj nga aktori i mirënjohur kosovar, Mentor Zymberaj.

    Festivali në fjalë quhet “To the stars” dhe në bazë të programit zyrtar “Arka” është e vetmja shfaqje nga Kosova që po merr pjesë në të.

    Aktori i njohur kosovar, Mentor Zymberaj, ka luajtur role të ndryshme teatrore e filmike, njëherësh është edhe profesor i aktrimit në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinsës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark