×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Mos Mozzik sapo dërgoi një mesazh të koduar për Loredanën me veprimin e fundit?

    Insajderi
    13 July 2023 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që prej konfirmimit të lidhjes së re të Loredanës me futbollistin Karim Adeyemi, të gjithë sytë janë nga Mozzik dhe reagimet e tij.

    Edhe pse reperi nuk ka folur dhe as reaguar zyrtarisht, postimet e tij të kësaj jave janë marrë si thumba.

    Ai u bë lajm fillimisht kur u shfaq me fanellën e Bayern Munich, duke pretenduar se do ishte pjesë e skuadrës gjermane si portier. Sigurisht, kjo nuk do përbënte lajm po të mos ishte për faktin se i dashuri i ri i Loredanës është lojtar i Borussia Dortmund.

    Një ditë më parë Mozzik zbuloi se kush ishte ‘’gruaja’’ e tij e re me 2 milionë ndjekës me të cilën do të martohet këtë verë dhe ajo ishte Kida, me të cilën sot do të sjell këngën dhe videoklipin e ri.

    Por, nuk ka mbaruar me kaq. Mozzik na ka treguar në Instagram një tjetër veshje nga klipi që duket po ashtu një mesazh i koduar.

    Reperi zbuloi se do vishet me një kostum si të Johnny Depp nga gjyqi i tij me Amber Heard. Mozzik ndau edhe një foto të aktorit nga salla e gjyqit me atë veshje.

    Kujtojmë se Depp paditi Heard për prishje imazhi dhe shpifje në një artikull ku shkruante se ishte viktimë e dhunës. Në fund Depp u shpall i pafajshëm dhe e fitoi gjyqin ndaj ish-partneres.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark