×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mos na i poshtëroni heronjtë”, Haxhiu i reagon Kurtit për Ivanoviqin

    Insajderi
    17 January 2023 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zgjodhi fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interes e komunitetit e qytetit të tij. Ky fjalim i Kurtit u përcjell me reagime të shumta.

    Atij i ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ai tha se përkujtimi i kryeministrit Kurti për Ivanoviqin është fyerje për qytetarët e Kosovës.

    Haxhiu tha se Kurti po nderon kriminelët serbë duke i përbuzur çlirimitarët.

    “Oliver Ivanoviçi do të duhej të dënohej për krimet që ka bërë gjatë dhe pas luftës në Kosovë e jo të nderohet e përkujtohet nga Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës. Mitrovica, në veçanti banorët e veriut i kanë të njohura krimet e Oliver Ivanoviçit gjatë dhe pas luftës. Oliver Ivanoviçi dyshohej për masakrën e Kovaçëve, në Mitrovicë. Ai i krijoi dhe organizoi “Rojet e Urës” në vitin 1999, të cilat dhunuan, torturuan, vranë dhe dëbuan shqiptarët nga veriu i Mitrovicës”, shkroi ai.

    Tutje ai ka shkruar se kjo është poshtërsi.

    “Nderimin dhe përkujtimin për Ivanoviçin mund ta bëni në emër të poshtërsisë tuaj, por Jo në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës. Ivanoviçin nderojeni dhe përkujtojeni në emrin tuaj, nderojeni si bashkëpuntorin apo mikun tuaj, por jo duke ua ngjallur dhimbjen familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në veri.

    Jo në emër të Qeverisë së Kosovës, sepse ky institucion gurthemel ka gjakun edhe të atyre viktimave e heronjve që ranë në mbrojtje të Veriut të Mitrovicës”, shkroi Haxhiu.

    Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i ka reaguar ashpër kryeministrit, Ablin Kurti njëherit kryetarit të partisë, për shkak fjalimit të këtij të fundit për 5 vjetorin e vdekjes së Oliver Ivanoviqit, shkruan Insajderi.

    Abazi është shprehur i zhgënjyer me fjalimin e Kurtit kushtuar Ivanoviqit derisa ka përmendur një sërë figurash më të rëndësishme për vendin sipas tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark