×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme / Kosovë

    “Mos t’i përfshijë inatet personale e politike në sport”, nënkampioni evropian me akuza ndaj Imri Ahmetit

    Insajderi
    29 December 2023 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bodybuilderi nga Komuna e Lipjanit, Betim Krasniqi i cili u shpall nënkampion i Evropës në këtë sport, nuk ka arritur ta marr çmimin e “Sportisti i viti 2023”. Krasniqi ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmetin i cili sipas tij, po ia pamundëson që ta fitojë këtë çmim për ‘inate personale dhe politike’, shkruan Insajderi.

    Betim Krasniqi, nënkampioni i botës në Bodybuilding, ka aplikuar për çmimin “Sportisti i vitit 2023”, nuk është zgjedhur, si u duhur për këtë pozitë, ani pse ka të arritura maksimale për këtë çmim.

    Të arriturat e mia kundrejt sportistëve të sporteve të ndryshme, janë maksimale, p.sh.: Nën-Kampion Evropian ku pjesëmarrës janë afërsisht 38 shtete me mbi 5 mijë garues e që është mbajtur në Santa Sussana-Spanjë”, ka thënë Krasniqi.

    Por, përkundër të arriturave, Krasniqi e ka akuzuar direkt kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmetin, duke thënë se që nga viti 2014 ku ky i fundit është në krye të komunës, Krasniqi asnjëherë të vetme nuk e ka fituar këtë çmim.

    Tutje ai ka theksuar se arsyeja e vetme pse ai nuk është zgjedhur për çmimin e “Sportisti i Vitit 2023”, sipas tij janë inatet personale dhe politike.

    “Prej vitit 2014 ku z.Ahmeti është në krye të Komunës së Lipjanit unë edhe pse kam aplikuar çdo herë as edhe një herë të vetme këtë çmim nuk e kam marrë. Gjestin që kryesia e Komunës e ka bërë ka irrituar edhe shumë njerëz tjerë të cilët e vlerësojnë mundin tim dhe meritat e mia. Por, arsyeja se pse kryesia e ka bërë këtë gjë për vendasit e Lipjanit është e ditur, d.m.th ngjarjet të cilat kanë qenë ndër vite, por me të vërtetë unë kisha pasë dëshirë që inatet personale/politike kryetari Ahmeti t’i linte anash dhe mos t’i kishte përfshirë këtu në sport”, tha Betim Krasniqi.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arsim Jashari i cili ka thënë se Betimi nuk është zgjedhur nga Drejtoria për Rini Sport e Kulturë në komunën e Lipjanit, për shkaqe tendencioze.

    Dhjetëra trofe anë e mbarë botës, për çudi sot nuk është përzgjedhur sportist i vitit nga drejtoria për rini sport e kulturë në komunë e Lipjanit, edhe pse ka aplikuar për ketë çmim. Ky veprim i drejtorisë, është i pa pranueshëm dhe tendencioz, pse është tendencioz e’din shumica e qytetarëve pse nuk vlerësohet ky kampion”, tha Jashari.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin, i cili tha se përzgjedhjen e ka bërë komisioni për ndarjen e çmimeve.

    “Departamenti SRK ka publikuar thirrje ku kanë aplikuar sportistët e vitit. Komisioni për ndarjen e çmimeve është zgjedhur nga përfaqësues të klubeve dhe sportist indvidual, dhe ata e kanë bërë përzgjedhjen./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark