×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Muja mbron Nagip Krasniqin, thotë se me të KEK-u ka dalë mbi 100 milionë euro fitim

    Insajderi
    03 May 2023 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka folur për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

    Ai ka thënë se Krasniqi është njëri i mirë dhe se brenda ndërmarrjeve publike ka xhelozi.

    “Nagipi është njeri i mirë. Ka ndonjëherë edhe xhelozi brenda ndërrmarjeve publike. Është ego personale. Por drejtimi i gishtit ndaj njëri tjetrit është joprofesional. Të dhënat nga ATK tregojnë që performancat po përmirësohen. Unë jam në Komision dhe e di çdo kontratë”, tha ai.

    Krasniqi tha se prej që Vetëvendosje është në pushtet, KEK-u ka regjistruar mbi 100 milionë euro fitim.

    “Shikoni të dhënat, nga 154 milionë euro që ka qenë në kohën LDK-PDK ka arrit në 286 milionë euro., KEK-u ka arrit mbi 100 milionë euro fitim”, përfundoi ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark