×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I dyshuar për korrupsion| Mujka thotë se edhe zogjtë në qiell e dinë se Ibër-Lepenci po sulmohet me prapavi politike

    Insajderi
    23 July 2023 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditë së sotme Komuna e Mitrovicës deklaroi se në orët e hershme të mëngjesit autoritetet komunale janë përballur me ndaljen e rrjedhës së ujit nëpër shtratin e lumit Ibër.

    Ndaj këtij njoftimi ka reaguar Faruk Mujka, kryeshefi ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, i cili ditë më parë u arrestua nën dyshimet për korrupsion.

    Mujka i cili arrestimin e tij e quajti politik, sot ka thënë se disa zëdhënës komunalë janë duke tentuar që të fajësojnë ndërmarrjen hidroekonomike për nivelin e ujit në liqenin akumules të Mitrovicës së Jugut.

    Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deklaroi se këta punëtorë komunalë janë duke u munduar të mbulojnë dështimet dhe gabimet e tyre.

    “Sot përsëri po tentohet që të fajësohet “Ibër-Lepenci” për nivelin e ujit në Liqenin Akumulues, njëjtë sikur me rastin e vërshimeve në janar kur dëmet ishin milionëshe e arsyeja kryesore ishte mbyllja (e besa edhe saldimi) i portave në liqenin akumulues”.

    “Sot, përkundrazi ato janë harruar të mbyllen, njëjtë si para dy muajsh kur kishim foto të njëjta. Sa për informim niveli i ujit në Çabër e Kushtovë është normal për një ditë vikendi. Kanali i Ibër-Lepencit ka sasinë normale dhe furnizon normalisht edhe fabrikat e ujit, KEK-un, Ferronikelin dhe gjithë bujqit që kanë nevojë me i ujit arrat e tyre”, ka shkruar Mujka.

    Mujka ka shtuar se me këto veprim nga Komuna e Mitrovicës janë me prapavijë politike ndaj N.H. “Ibër-Lepenci”.

    “Tash a ka kjo ndonjë prapavijë politike që të sulmohet Ibër-Lepenci? Mendoj që edhe zogjtë në qiell e dijnë përgjegjen”, ka thënë Mujka.

    Gjykata Themelore në Prishtinë refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Faruk Mujka dhe Hysen Muzilukaj, si të pa bazuar dhe të njëjtit po mbrohen në liri.

    Kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Mujka dhe Muzliukaj dyshohen se me dashje e kanë shfrytëzuar detyrën me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark