×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Mungesa e kolektorit të ujërave të zeza në lagjen Kalabria rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe funksionimin e bizneseve”

    Insajderi
    18 October 2020 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për mungesën e kolektorit të ujërave të zeza në lagjen Kalabria dhe zvarritjen e vendosjes së tij nga qeverisjet e deritanishme komunale.

    Asambleisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri e konsideroi të pafalshme që të gjitha qeverisjet komunale që kanë udhëhequr deri tani me Prishtinën ua kanë kthyer shpinën qytetarëve dhe i kanë lënë ata të përballen me qindra probleme.

    “Po shohim këtu lagjen Kalabria ku qytetarët e saj janë lënë nën kundërmimin e erërave të ujërave të zeza. Premtime të pafundme, i janë dhënë kësaj lagjeje nga të gjitha partitë që kanë udhëhequr me kryeqytetin, si nga LDK-ja ashtu edhe nga LVV-ja. Ndërsa, qeverisja aktuale karakterizohet me zvarritje të pafundme të punimeve, ku 180 ditë të caktuara për secilin projekt të nisur nuk përfundojnë para 3 apo 8 viteve”, ka thënë ai.


    Asambleistja e PDK-së Suzana Vuqitërna Kika tha se mosveprimi nga ana e komunës për vendosjen e kolektorit po e rrezikon jetën e fëmijëve, shëndetin e qytetarëve, shtëpitë e tyre dhe funksionimin e bizneseve në lagjen Kalabria.

    “Unë jam e shqetësuar për fëmijët e kësaj lagjeje që dalin të luajnë dhe shkojnë në shkollë në këtë periudhë kur ka reshje të shpeshta të shiut. Ata rrezikojnë të bien në gropat e thella me ujë dhe paramendojeni se çfarë mund të ndodhë. Kjo gjendje është tejet e rrezikshme për shëndetin e secilit banor të lagjes Kalabria, sepse ekziston rreziku i përhapjes së infeksioneve ose ndonjë epidemie pikërisht nga kundërmimi i ujërave të zeza”, tha ajo

    Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe qytetarë të kësaj lagje, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për rrezikun që u kanoset cdo ditë.

    PDK në Prishtinë kërkon nga qeverisja komunale që ta përfundojë kolektorin mbi lumin lumin Mat dhe lumin Prishtina brenda këtij viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark