×
Insajderi / Insajderi

Mungesa e punëtorëve, ministri Murati ka një sqarim pse po ndodh kjo

Insajderi
05 July 2023 - 11:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për mungesën e punëtorëve në vend.

Sipas tij, ka mospërputhje ndërmjet aftësive që kërkojnë bizneset dhe aftësive që i posedojnë të rinjtë; dhe se bizneset s’po krijojnë kushte të mira për punëtorët.

Murati tha se po marrin masa dhe tha “në vazhdimësi kemi shtim të masave” për ta zgjidhur këtë problem.

Murati tha se Qeveria ka mbështetur trajnime apo kurse të IT-së dhe “trajnime të tjera për sa i përket fushave të tjera”.

Madje sipas tij, se bizneset e kanë rritur profitin së fundmi, andaj tha se “duhet të rriten edhe pagat e punëtorëve”.

“Ka një mospërputhje mes të aftësitë që kërkohen nga tregu i punës dhe të atyre që shumica e të rinjve tanë i kanë. Pra, ka vende pune për programer, mirëpo duhet kohë që të trajnohen dhe të shkollohen programer të rinj me paga të larta. Kemi edhe problemin e mosofrimit të kushteve nga bizneset”.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark