×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Municione të ndryshme, shok bomba e pajisje ushtarake”, Sveçla njofton se Policia e Kosovës parandaloi sulm terrorist

    Insajderi
    23 June 2023 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri Xhelal Sveçla, tha se Policia e Kosovës ka parandaluar sulm terrorist.

    Policia sot ka arritur të identifikojë një veturë me targa të Beogradit në të cilën kishte sasi të madhe armatimi të llojeve të ndryshme (Zolla, Osa, armë automatike) dhe municione të ndryshme, shok bomba e pajisje ushtarake, të dedikuara për organizmin e sulmeve terroriste në Kosovë.

    Ministri ka thënë se “falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”.

    @insajderiofficial #Kosova #albania #foryoupage #fypdongggggggg #fyppppppppppppppppppppppp #kosovo🇽🇰 #arrestimi #burgu #shqipet #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqipe #gurbeti #shqiponja #malltretim #viralvideo ♬ original sound – GazetaInsajderi

    “Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, ka shkruar Sveçla.

    Më tej ai ka thënë se “Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë”.

    “Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka thënë Sveçla.

    Gjatë protestave të fundit në veri, grupe të ndryshme kriminale, kanë përdorur mjete të ndryshme dhe shok bomba në sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ditëve të fundit në veri janë shpeshtuar edhe sulmet fizike ndaj qytetarëve shqiptarë në veri t Mitrovicës dhe hedhja e shok bombave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark