I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar që familja e Granit Xhakës ka qenë në presion të madh para ndeshjes ndaj Serbisë.
Munishi tha se “Familja e Xhakës ka qenë në presion të madh para ndeshjes ndaj Serbisë. Axha i tij më tha se ka fjetur vetëm nga dy orë në ditë. Secili le ta mendojë për vete nëse e ka djalin që duhët me u përballë me preison të madh psiqik.Presion nga FIFA, presion nga Serbia. Secili e kemi ditë që ka me pasë provokime dhe jemi mundu sa më shumë mesazhe me u përmbajtë”.
Teksa, shtoi “Më besoni që ata janë të rraspakitur edhe si familje, tash kryhet krejtë kjo dhe ngrihet dikush e flet, kjo është e lodhshme”.
Kjo është nata e 16- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.