×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Murati abuzon me ministrinë e Financave, ia bënë një rrogë të mirë shokut të babait

    Insajderi
    30 January 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rritja e tatimit në pronë ka ngjallur reagime të shumta. Ndërsa komunat dhe Ministria e Financave ia kanë lënë fajin njëra tjetrës. Nga Komuna kishin bërë përgjegjëse Ministrinë që udhëhiqet nga Murati sepse ata kanë bërë rivlerësimin e pronave. Ky i fundit të premten ka punësuar një konsulent për tatimin në pronë si mbledhje e detyrueshme e detyrimeve të tatimit . Gazeta Insajderi merr vesh se personi i punësuar është i afërt me Ministrin e Financave, Hekuran Murati.

    Ministria e Financave ka nënshkruar kontratë për konsulent për tatimin në pronë si mbledhje e detyrueshme e detyrimeve të tatimit në pronë me 27.01.2023.

    I punësuari që do të merr pagë prej 2 mijë e 400 euro është Agron Çerkini dhe kontrata do t’i zgjas tre muaj.

    Lidhja e Çerkinit me Muratin

    Ministri Hekuran Murati, për çështjen e rritjes se tatimit në pronë kishte fajësuar edhe Qeveritë e kaluara.

    Sipas Muratit, e gjithë kjo i ka rrënjët të një ligj i vitit 2018, që, siç thotë ministri, është miratuar në Qeverinë e Isa Mustafës, kur financat i menaxhonte, Avdullah Hoti, ndërsa Kuvendi e ka aprovuar, kur Qeverinë e kishte marrë Ramush Haradinaj.

    Por për të zbatuar këtë vendim të “Qeverive të kaluara” ai ka paguar një konsulent.

    Agron Çerkini është personi që do t’i marr 2 mijë e 400 euro për t’i detyruar qytetarët ta paguajnë tatimin në pronë. Gazeta Insajderi merr vesh se Çerkini është i afërt me babain e Ministrit Hekuran Murati.

    Muhamet Murati (babai i Muratit) ka shoqëri me Çerkinin. Ata dalin edhe për të pirë kafe së bashku.

    Në anën e majtë babai i Hekuran Muratit dhe në anën e djathtë Agron Çerkini.

    Lidhur me rritjen e tatimit kishin reaguar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ata kishin thënë komunat nuk e kanë rritur çmimin e tatimit në pronë.

    AKK-ja ka thënë se komunat nuk e kanë rritur normën tatimore, por sipas tyre, është bërë rivlerësimi i pronave nga Ministria e Financave dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar në çmimet e tregut /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark