×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Muriqi: Kisha shumë oferta, e Brugge ishte më e duhura

    Insajderi
    08 July 2022 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vedat Muriqi ka thënë se nuk frikësohet nga presioni që mund t’i shkaktojë rekordi i klubit që Club Brugge do ta thyejë për ta blerë atë nga Lazio, pas mbërritjes në Belgjikë të enjten vonë për të nënshkruar me klubin e famshëm belg.

    Sulmuesi i Kosovës Muriqi do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore sot gjatë ditës, para se të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me kampionin belg Brugge.

    Brugge do ta thyejë rekordin e klubit duke i paguar 11 milionë euro për 28-vjeçarin nga Prizreni.

    Por golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Kosovës me 20 gola këmbëngul se nuk do të ndiejë trysni mbi supe e tij për shkak të çmimi rekord që shumë herë kampioni i Belgjikës do ta paguajë për shërbimet e tij.

    “A më frikëson ai rekord? Jo, unë jam profesionist, nuk stresohem. Por të presim derisa gjithçka të jetë nënshkruar”, tha Muriqi për mediat lokale pasi mbërriti në Belgjikë.

    Muriqi po ashtu zbuloi se kishte oferta edhe nga shumë klube të tjera por ajo e Brugge ishte e duhura për të.

    “Pata shumë oferta, por menaxheri im dhe unë menduam se ajo e Club Brugge ishte më e duhura”, nënvizoi kosovari.

    Ndër klubet që ishte tejet të interesuara për përfaqësuesin e Kosovës ishte Mallorca, ku Muriqi e kaloi pjesën e dytë të sezonin të kaluar në huazim dhe e ktheu karrierën në binarë pas një periudhe tejet dëshpëruese në Serie A.

    Mallorca e kishte mundësinë për ta blerë Muriqin për 12 milionë euro në marrëveshjen për huazim me Lazion, por klubi ishullor nuk ka qenë në gjendje ta paguajë këtë shumë pavarësisht dëshirës së madhe për ta pasur në klub kosovarin, transmeton nacionale.com.

    Muriqi i shënoi pesë gola dhe i dhuroi tri asiste në 16 ndeshje për Mallorcan. Asnjë bashkëlojtar i tij nuk kishte kontribuuar më shumë se kosovari në gola për Mallorcan në vitin 2022. Dhe ishte falë tij që Mallorca i shpëtoi rënies nga La Liga në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark