×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Musliu e pyet Kurtin për Dejona Mihalin, ai e cilëson si kompliment

    Insajderi
    06 April 2023 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, është pyetur nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu se pse gjatë vizitës së tij në Tiranë, me të ishte edhe Dejona Mihali.

    Ai tha se Dejona Mihali është bashkëpunëtore e tij e kamotshme edhe si drejtuese e komiteteve profesionale dhe punës në kuvend për koordinimin me grupin parlamentar për nga fushat parlamentare.

    Mihali s’ka qenë pjesë e takimeve me presidentin Begaj e kryeministrin Rama, por vetëm me kryetaren Nikolla, veçanërisht për shkak të karakterit të punës së saj në parlament”, ka thënë Kurti.

    Tutje, Kurti i tha Musliut se pyetja për Mihalin është kompliment për dy vjet qeverisje të tij.

    Ka ngelur puna që të më kapeni për Dejona Mihalin. Ky është kompliment për qeverisjen tonë. Gjithçka ka shkuar aq mirë, madje edhe bukur do të thosha, saqë paska ngelur problemi me Dejona Mihalin”, është shprehur Kurti. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark