×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi pilotoi presidentja, Zotëriu i Parë i lëvdon helikopterët, thotë se ka ardhur koha që Kosova t’i blejë

    Insajderi
    10 May 2024 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, ka shpërndarë videon që publikoi vetë presidentja ku shfaqej duke pilotuar një helikopter të kompanisë Bell, gjatë vizitës së saj në Teksas.

    Sadriu ka thënë se është koha që Kosova të blejë helikopterë të tillë, duke theksuar se janë të njohur globalisht për përsosmërinë e tyre.

    “Helikopterët Bell janë të njohur globalisht për përsosmërinë e tyre si në aplikimet civile ashtu edhe në ato ushtarake. Është koha që Kosova t’i marrë ata”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, Osmani njoftoi se mësimin e parë në pilotimin e helikopterëve e ka bërë me Joe Decapite, që ka shërbyer para 15 vjetësh në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark