×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu kërkon nga Sveçla të vijë në Kuvend: Mos ia “mbajë zhagun” Albinit

    Insajderi
    06 October 2023 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pasi ky i fundit tha se nuk do t’iu kthej përgjigje atyre që nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

    Këtë deklaratë të Kurtit, Musliu e ka cilësuar si diktatoriale.

    Tutje, ajo kërkoi nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla të mos ia “mbajë zhagun” Kurtit, përcjell Insajderi.

    “Me ardh qeveria me na qitë kushte kjo është diktaturë por s’do të lejojmë të instalohet këtu. Po i bëj thirrje Xhelal Sveçles mbledhe kabinetin nga Belvedere e sjelle në Prishtinë e bindi deputetët që të votojnë që policëve t’iu rriten pagat. Mos ia mbajë zhagun Albin Kurtit”, tha Musliu. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark