×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dërgohen në Finlandë mostrat biologjike të terroristëve të Banjskës

    Insajderi
    10 May 2024 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar në Finlandë mostrat biologjike të terroristëve të Banjskës në vendin ku ata kanë qëndruar më 24 shtator të vitit të kaluar.

    Lajmin e ka konfirmuar Flamur Pireva, këshilltari i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Po, mostrat biologjike të terroristëve të gjetura në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi në Banjskë janë dërguar në Finlandë. Tani, jemi në pritje të rezultateve dhe shpresojmë të kemi përgjigje brenda një afat optimal”, tha Pireva për Klan Kosova.

    Nga sulmi në Banjskë, i cili ndodhi më 24 shtator, mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

    Çështja e sulmit në Banjskë është përmendur edhe në raportin e “Freedom House” për Kosovën në të cilin përmendet edhe ish-nënkryetari i Listës Serbe si përgjegjësi për sulmin.

    Në sulmin e 24 shtatorit u vra rreshteri, Afrim Bunjaku gjersa të lënduar mbetën edhe tre police.

    Tre pjesëmarrës të sulmit terrorist u vranë, ndërsa në pranga janë vënë tre serbë të dyshuar të cilëve me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata u ka vazhduar masën e paraburgimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark