×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Musliu: Ku munden shqiptarët me bë plane me 350 euro rrogë

    Insajderi
    11 August 2023 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se është shumë pragmatike në jetë dhe se i pëlqen planifikimet kur siç tha ajo, ka mundësi t’i planifikojë.

    Por që kur jemi te planet, Musliu ironizoi duke thënë ku mund shqiptarët të bëjnë plane me 350 euro pagë mujore.

    “Ku mujn shqiptarët me bë plane, me 350 euro rrogë me bo plane, shqiptarët mos bë hajgare… Po aty janë planet pastaj qysh ki me shku ti në pushim kur smund e planifikon jetën me jetu taman, me hy në kredi… ai s’është pushim më, është stres”, tha Musliu  në Tëvë1.

    “Unë jam pragmatike në jetë jam shumë pragmatike dhe jeta na ka mësu ndoshta me qenë të gjindshëm në situate të caktuara por i pëlqej shumë planifikimet kur kam mundësi të planifikoj”, tha tutje deputetja Musliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark