×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu-Shoshi: Kosova diplomaci të fjetur

    Insajderi
    25 October 2023 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, tha se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, ia ka ndaluar komunikimin Ambasadës së Kosovës në Berlin.

    “Në raportin e rregullt javor (16-20 tetor) të ambasadave të Kosovës që dorëzohet në MPJD, shkruan që Amb. Faruk Ajeti në Berlin ka pasur instruksione nga Ministrja Gëvalla që të ndaloj çdo komunikim përveç shërbimeve konsullore për qytetarët tanë.”, tha Musliu-Shoshi.

    Ajo theksoi se kjo është skandaloze.

    “Kjo qasje tregon atë që e kemi thënë deri me tash: Kosova nuk ka politikë të jashtme! Ka diplomaci të fjetur dhe nuk ekziston si temë në tryezat ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

    POSTIMI I PLOTË:

    E zeza e këtij vendi nuk ka të ndalur! Nuk ka më skandaloze e zhgënjyese për Kosovën!

    Në kohen kur Republikës së Kosovës i duhet më së shumti aktiviteti diplomatik për të plasuar të vërteten e saj, kryediplomatja Gervalla ia paska ndalur komunikimet ambasadës së Kosovës në Berlin.

    “Në raportin e rregullt javor (16-20 tetor) të ambasadave të Kosovës që dorëzohet në MPJD, shkruan që Amb. Faruk Ajeti në Berlin ka pasur instruksione nga Ministrja Gëvalla që të ndaloj çdo komunikim përveç shërbimeve konsullore për qytetarët tanë.”

    Kjo qasje tregon atë që e kemi thënë deri me tash: Kosova nuk ka politikë të jashtme! Ka diplomaci të fjetur dhe nuk ekziston si temë në tryezat ndërkombëtare.

    ⭕️A thua Vjosa e Albini a kanë ndonjë koment!!!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark