×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu-Shoshi: Kurti nuk e llogaritë Kuvendin si institucion

    Insajderi
    24 October 2023 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova po vazhdon të jetë nën masa nga Bashkimi Evropian, teksa për Serbinë nuk ka ndëshkime.

    Duke iu referuar takimit të dialogut që do të zhvillohet ditën e enjte, Musliu-Shoshi thotë se Kosova do të bëhet me Asociacion modern evropian.

    Natyrisht, burim i problemeve, sipas saj, është kryeministri Albin Kurti, i cili “Kuvendin nuk po e llogaritë si institucion” dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, që sipas Musliu-Shoshit, “me tërë botën merret vetëm me punët e saj jo”.

    Postimi i plotë i saj:

    Me Asociacion modern evropian! Pa vonesa, pa kushte. Kjo i bjen EDHE asi, EDHE kësi!

    Kosova nën masa nga BE-ja, Serbia pa ndëshkim!

    Albini në Greqi, kuvendin as që e llogarit si institucion, e Donika me tërë botën merret veç me punët e veta Jo.

    Të gjitha për PUSHTET, asgjë për SHTET!

    KREJT dhe DREJT mjerimit!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark