×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu: VV-në s’e zë gjumi pa komunikuar me Listën Serbe

    Insajderi
    11 July 2023 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka ironizuar në lidhje audio-incizimet që i dolën në shesh pushtetit aktual, ku ishte pjesë Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiqin, e që diskutonin për Milan Radojçiqin.

    Ajo tha se Vetëvendosja, nuk mundet “me fjet pa komunikuar me Listën Serbe”.

    Publikohet pjesa e dytë e përgjimit Kusari-Lila – Simiq, deputetja e PDK-së: Ah Mimozë, Mimozë!
    Ndër të tjera, ajo ka theksuar për Lajmi.net, se audio-incizimet e publikuara janë dëshmi se pushteti koordinohet me Listën Serbe për tema të ndryshme.

    Tutje, Musliu ka thënë se me publikimin e bisedës ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës me përfaqësuesin e Listës Serbe, Qeveria është dashur të rrëzohet qysh dje.

    “Absolutisht unë e dija që Vetëvendosja nuk mundet me flejë pa komuniku me Listën Serbe dhe me Radojçiqin. Qeveria dje është dasht me u rrëzu”, ka thënë deputetja Musliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark