×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mustafa: Duhet hetim për lidhjet kriminale të zyrtarëve të LVV-së

    Insajderi
    18 August 2023 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetit nga radhët e LDK-së, Besina Mustafa ka reaguar në lidhje me aksionin policorë të zhvilluar sot në MINT, banesën dhe restaurantin e Ridvan Muharremit.

    Deputeti ka deklaruar se arrestimet nuk mjaftojnë, duhet vazhduar të hetohen “lidhjet kriminale të zyrtarëve të Vetëvendosjes”.

    “Arrestimet nuk mjaftojnë. Duhen hetime të thella të aktiviteteve dhe lidhjeve kriminale të zyrtarëve më të lartë të VV-së, të cilët kjo parti i mbron publikisht! Shihet qartazi që nuk është çështje individësh por është sistematike”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Ai ka radhitur një numër zyrtarësh të LVV-së, që ka thënë se janë të përfshirë në raste të ndryshme.

    “Rozeta Hajdari miliona euro për grurë e vaj që s’ka ardhë kurrë. Martin Berishaj pranon miliona euro nga Beogradi për tregti me energji. Nagip Krasniqi arrestohet për tendera dhjetëra milionë euro në KEK. Faruk Mujka ish-nënkryetar i Mitrovicës arrestohet dhe i gjinden 60.000 euro cash në shtëpi. Hysen Muzliukaj ish-drejtor në Mitrovicë dhe këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë i arrestuar për keqpërdorim të detyrës. Liridon Fandaj asambleist në Suharekë i arrestuar për vjedhje të subvencioneve të bujqësisë. Besnik Mujeci asambleist në Prishtinë i arrestuar për trafikim droge. Berat Lahu asambleist në Prishtinë i përfshirë në rastin Brezovica”, ka shkruar Mustafa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark