×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mustafa kritikon Kurtin për krizat në vend: Plan nuk keni, veq rrudhni krahët

    Insajderi
    31 August 2022 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit për krizën që e ka kapluar vendin.

    Që nga reduktimet e rrymës e deri tek ika e punëtoreve, Mustafa ia numëron të gjitha problemet qeverisë duke i thënë se po i rrudhin krahët pasi nuk kanë plan, shkruan Insajderi.

    Potimi i plotë:

    Reduktimet e energjisë elektrike tash po bëhen me e pa plan. Kur po munden.

    Plani 10 Pikësh i LDK-së thanë që s’bën. A kanë plan të tyre? Jo, siç po shihet, ose s’po shihet fare se po jetojmë në terr.

    Nafta sot 1,80 euro për litër.

    Edhe këtu thanë që propozimet e LDK-së nuk bëjnë. A kanë këta plan? Jo, se naftën e kanë pa pare, as nuk e dijnë sa kushton.

    Vaji për gatim 3,49 euro për litër. Çdo produkt ushqimor çdo ditë e më shtrenjtë. As këtu s’kanë plan e as zgjidhje. Veq rrudhin krahët.

    Arsimtarëve u kanë shpallë luftë. Nesër 1 shtatori, pak gjasa që fillon mësimi.

    Investime kapitale s’kanë realizuar as 10%.

    Sektorit publik nuk ua rrisin pagat.

    Sektori privat ka mbetë pa punëtorë, rinia iku.

    Dështim pas dështimi pas dështimi pas dështimi… krejt dhe drejt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark