×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa pas takimit me Pacollin thotë se koalicioni “është i fortë”

    Insajderi
    23 August 2017 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme është takuar me Presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

    Mustafa ka thënë se koalicioni i krijuar me AKR-në dhe me Alternativën është i fortë aq sa ishte në ditët e fillimit të tij.

    Këto komente ai i bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se beson tek njerëzit e AKR-së dhe në kompetencën e tyre për qeverisje.

    “Koalicioni i LDK-së me AKR-në si dhe me Alternativën është i fortë sa në ditët e fillimit të tij. Qëndrimet e shprehura për tu krijuar qeveria e vendit, janë shprehje e orientimeve shtetformuese të partnerëve tanë dhe këtë LDK nuk e kupton si orientim për thyerje të marrëveshjes së koaliconit dhe perspektivës sonë të përbashkët strategjike”, ka shkruar Mustafa.

    “LDK, jo vetëm në nivel parlamentar por edhe në zgjedhje lokale do të bashkëpunoj ngushtë me AKR-në në shumë komuna si dhe me Alternativën, atje ku gjejmë interes të përbashkët. Besoj shumë një njerëzit e AKR-së dhe në kompetencën e tyre për qeverisje. Sikurse që besoj se Alternativa do të jetë vlerë shtuese e demokracisë sonë. Ne ndajmë orientime dhe synime të përbashkëtë për vendin, krijojmë sinergji për suksese që i nevojiten Kosovës. Këtë bindje e kisha edhe sot nga takimi miqësor me z. Behxeht Pacoli”, ka shkruar Mustafa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark