×
  • Sport
  • Sport

    Mustafi ndodhet në Londër, kalon tek gjiganti anglez

    Insajderi
    12 August 2016 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i Gjermanisë me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi brenda 72 orëve të ardhshme do të zyrtarizohet te skuadra e njohur angleze, Arsenal, raporton faqja e njohur sportive Goal.

    Arsenali është në prag të përfundimit të nënshkrimit me qendërmbrojtësin që vesh fanellën e Kombëtares së Gjermanisë, dhe ky transferim pritet të mbyllet shpejtë, pasi që lojtari momentalisht ndodhet në Londër, sipas Goal, njofton Insajderi.

    24 vjeçari ka disa javë që i ka shkelur syrin trajnerit Arsene Wenger, që e sheh si zgjidhje ideale e problemeve në mbrojtje.

    Mustafi do të bëhet transferimi i gjashtë i Arsenalit këtë afat kalimtar, pas  Granit Xhaka, Rob Holding, Takuma Asano dhe Kelechi Nwakali. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark