×
  • Sport
  • Sport

    Napoli triumfon kundër Juventusit me golin e Raspadorit

    Insajderi
    23 April 2023 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitore emocionuese e Napolit në sfidën me Juventusin në “Allianz Stadium”, ku gjithçka u vendos në minutat e fundit.

    Skuadra bardhezi, me moralin e lartë pasi iu kthyen 15 pikë në klasifikim, bëri gjithçka për të arritur fitoren, madje edhe realizoi një gol me Di Marian në minutën e 83-të, që iu anulua nga sistemi VAR, por në minutat shtesa skuadra e Spallettit realizoi golin e “knockout”-it me Giacomo Raspadorit, i shërbyer nga Elmas.

    https://twitter.com/vartatico/status/1650237707581374464

    Festë e papërmbajtshme në kampin napolitan për një fitore të madhe që praktikisht e bën kampione të Italisë skuadrën e Spallettit (diferenca me Lazion e vendit të dytë shkon 17 pikë, kur kanë mbetur edhe 21 pikë në lojë).

    Zhgënjim në kampin bardhezi, që pavarësisht pikëve të kthyera, duhet të luftojë fort në takimet e mbetura për t’u renditur në fund mes katër ekipeve më të mira në Serinë A.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark