×
  • Lajme
  • Insajderi

    Naser Osmani dënohet më tri vjet burgim për keqpërdorim të Fondit të 3 %-shit

    Insajderi
    11 November 2020 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti Naser Osmani,  dhe vëllau i ish-ministrit, Dardan Gashi, Atdheu, janë dënuar më nga 3 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës pasi në bashkëveprim kanë keqpërdorur Fondin e 3 %-shit

    Vendimi është marrë sot, ndërsa Osmani dhe Gashi, në emër të dëmit të shkaktuar detyrohen t’ia kthejnë buxhetit të shtetit 154 mijë e 132 mijë euro, shkruan gazeta Insajderi.

    “Të akuzuarit N.O dhe A.G janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) viteve për secilin veç e veç, dënim të cilin të akuzuarit do ta mbajnë pas plotfuqishmërisë së  këtij Aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Gazeta Insajderi para pesë vitesh kishte raportuar se qindra mijëra euro ishin tërhequr nga fondi  i 3 përqindëshit mes viteve 2006-2011.

    Insajderi pati siguruar një dokument konfidencial të Qendrës së Inteligjencës Financiare (FIC) që dëshmonte se shuma prej 512 mijë e 936 eurove ishte nxjerrë nga bankat.

    Këto para ishin tërhequr nga bankat  në Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Belgjikë, ku janë të deponuara fondet e 3 përqindëshit 16 transaksioneve të dyshimta.

    Ish-kryeminsitri në ekzil, Bujar Bukoshi, e kishte pranuar se ishin kryer këto transaksione, por nuk kishte sqaruar se për çfarë qëllimesh.

    Ai pati thënë se të gjitha janë bërë me miratimin e Bordit të Unionit të Fondeve të Republikës së Kosovës (UFORK), pjesë e të cilit ka qenë kryeministri aktual Isa Mustafa.

    Bukoshi pati refuzuar kërkesën për qasje në dokumentet e këtij fondi me arsyetimin se kjo çështje tashmë ishte e mbyllur për të. Pati thënë se paratë ishin tërhequr nga Naser Osmani, ish-deputet i LDK-së dhe Atdhe Gashi, ish këshilltar i tij./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark