×
  • Sport
  • Sport

    Nata e shqiptarëve – e filluar nga Ahmeti, e mbyllur me fitoren spektakolare të Krasniqit

    Insajderi
    26 February 2023 - 00:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me të vërtetë mbrëmbje e shqiptarëve sonte

    Performancë e shkëlqyer e të gjithë shqiptarëve sonte në “AUDI DOME” të Munichut.

    Mbrëmja e boksierëve shqiptarë nisi mënyrë fenomenale me fitoren e Valon Ahmetit me nokaut. Kjo u pasua me triumfin e Kushtrim Tahirukaj kundër boksierit gjeorgjian.

    Por nuk mbaroi me kaq, boksieri Armend Xhoxhaju tregua fantastik duke e mposhtur Zoltan Sera, me një nokaut të fuqishëm. Ai e nokautoi Seran, në raundin e tretë.

    Boksieri tjetër shqiptar Shefat Isufi e ka mbrojtur me sukses titullin e tij të botës në kategorinë gjysmë të rëndë. Ai triumfoi ndaj boksierit argjentinas Hernand David Perezin, pas 12 raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve.

    Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft , ka triumfuar ndaj çekut Vaclav Tojacek. James Kraft fitoi me nokaut teknik në raundin e tretë. Kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë për të, teksa 12 prej tyre i ka nokaut.

    Sonte ishte nata e shqipeve dhe shqiponja kësaj nate, Rubin Haxhi Krasniqi përmbylli këtë natë spektakolare me fitoren e treguar në duelin kundër çeçenit me nënshtetësi nga Belgjika, Timour Kharkohev.

    Krenarë me djemtë tanë. Urime të gjithë shqiptarëve!


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark