×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Navalny lajmërohet nga burgu: Putini i çmendur ka nisur një luftë të marrë

    Insajderi
    24 May 2022 - 13:33

    Lideri opozitar i burgosur rus, Alexei Navalny, ka dënuar presidentin rus, Vladimir Putin, në një seancë dëgjimore, duke e quajtur atë të “çmendur” që ka filluar një “luftë të marrë” në Ukrainë, shkruan BBC.

    “Kjo është një luftë e marrë të cilën e ka filluar Putini juaj”, tha Navalny në seancën gjyqësore në Moskë nëpërmjet një video-lidhjeje.

    “Kjo luftë është ndërtuar mbi gënjeshtra. Një i çmendur i ka dërguar kthetrat e tij në Ukrainë dhe unë nuk di se çka dëshron të bëj ky hajdut i çmendur”, tha Navalny për Putinin.

    Navalny ishte dënuar me 9 vite burgim nga një gjykatë për vjedhje dhe sulm ndaj gjykatës.

    Kremlini ka zhvlerësuar në vazhdimësi akuzat e Navalnyt për Putinin, duke thënë se ai ka fituar një numër zgjedhjesh të drejta në Rusi që nga viti 2000 dhe që Putin mbetet politikani më i popullarizuar i vendit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark