×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja kundër Kosovës, kapiteni i Izraelit ka një porosi për shokët e skuadrës

    Insajderi
    23 October 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas konfliktit të armatosur palestinezo-izraelit, skuadra kombëtare e futbollit të Izraelit nuk ka mundur të luajë në tetor ndeshjet e saj kualifikuese për “Euro 2024” kundër Kosovës dhe Zvicrës.

    Sipas mediumit rumun “FANATIK”, UEFA po shqyrton që Izraeli të luajë katër ndeshje në nëntor, çdo tre ditë. Situata në Izrael ka përmbysur orarin e Grupit I të kualifikueseve të “Euro 2024”. Nëse UEFA vendosë që Izraeli të luajë katër ndeshje në nëntor, i bie çdo tre ditë dhe ndeshja e parë do të ishte Kosovë – Izrael (12 nëntor).

    Megjithatë, ndeshja kundër Kosovës nuk është caktuar në datat zyrtare të UEFA-s dhe kapiteni i Izraelit, Eli Dasa ka qenë në kontakt me pjesën tjetër të kombëtares këtë fundjavë. Lojtari i Dinamos së Moskës u ka kërkuar bashkëlojtarëve të tij që të kërkojnë nga trajnerët e klubeve u luajnë që t’i lënë të lirë për kampin stërvitor të kombëtares në fillim të nëntorit dhe të jenë të pranishëm në ndeshjen kundër Kosovës më 12 nëntor, edhe pse kjo është një datë jozyrtare dhe klubet nuk janë të detyruara t’i lirojnë lojtarët.

    “Ne kemi një detyrim edhe më të madh tani që të përpiqemi të rikthejmë buzëqeshjen në vendin tonë, te fansat tanë. Të gjithë po kalojmë një kohë të vështirë. Është e vështirë të shohësh se çfarë po ndodh në vend dhe është e vështirë të fokusohesh te futbolli, por ne kemi detyrimin ta përfaqësojmë vendin me respekt, sidomos në kohë si këto”, ka thënë Eli Dasa.

    Eli Dasa ka 58 paraqitje për Izraelin dhe tashmë ka marrë leje nga trajneri i Dinamo Moskës, Marcel Licka, që të vijë në kampin stërvitor të skuadrës për ndeshjet kundër Kosovës, Zvicrës, Rumanisë dhe Andorrës. Tubimi i lojtarëve izraelit pritet të bëhet më 6 nëntor në Izrael, gjashtë ditë para ndeshjes në Prishtinë. Pas ndeshjes me Kosovën, Izraeli do të luajë në terren neutral me Zvicrën (15 nëntor) dhe Rumaninë (18 nëntor).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark