×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Ndryshon çmimi i karburanteve, sa shiten nga sot nafta dhe benzina

    Insajderi
    11 November 2022 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bordi i Transparencës uli sot çmimin e naftës në treg duke vendosur një nivel maksimal prej 227 lekësh për litër, ndërsa benzina do të shitet me 210 lekë/ litri. Ndërkohë, gazi do të shitet me 62 lekë/ litër.

    Çmimet e vendosura sot janë :
    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

    Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur 133 lek/litër.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark