×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Në çantë iu gjetën mbi 86 mijë franga e tre telefona”, Prokuroria del me detaje për biznesmeni gjilanas që u gjend i vdekur

    Insajderi
    28 February 2024 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dalë me njoftim rreth vdekjes së bizesmenit Musah Hamiti, biznesmeni 66-vjeçar që u shpall i zhdukur para një muaji, por është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.

    Sipas Prokurorisë personi ishte raportuar i zhdukur më 9 janar dhe se pas raportimit dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi, meqë i njëjti pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, kishte pasur me vete 86,250 franga zvicerane

    Tutje në njoftim thuhet se pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86,250 Franga zvicerane, si dhe 350 Euro, tre telefona mobil dhe sende tjera personale.

    “Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu janë angazhuar ekspertë nga fakulteti teknik, me qëllim të ekspertimit të funksionalitetit teknik të ashensorit, janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave dhe janë ndërmarrë veprime tjera hetimore. Lidhur me veprimet e tjera të mëtutjeshme do të jeni të njoftuar me kohë”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton rreth personit të raportuar më 09 Janar 2024 si person i humbur, i cili është gjetur pa shenja jete më 26 Shkurt 2024.

    Në datën e lartcekur, rreth orës 22:45 minuta, nën ashensorin e një objekti banesor në Gjilan është gjetur pa shenja jete tani i ndjeri M.H. (1958), në të cilin objekt i njëjti ka banuar.

    Pas raportimit si person i humbur, dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale ‘’Rrëmbimi’’, pasi i njëjti pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, më 09 Janar 2024, kishte pasur me vete 86,250 Franga zvicerane, prandaj Prokuroria Themelore në Gjilan, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale dhe veprime të shumta hetimore.

    Pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86,250 Franga zvicerane, si dhe 350 Euro, tre telefona mobil dhe sende tjera personale.

    Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu janë angazhuar ekspertë nga fakulteti teknik, me qëllim të ekspertimit të funksionalitetit teknik të ashensorit, janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave dhe janë ndërmarrë veprime tjera hetimore.

    Lidhur me veprimet e tjera të mëtutjeshme do të jeni të njoftuar me kohë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark